Vidhen të dhënat e TIMS? Gazetari: Skandali lidhet me Taulant Ballën

Disa gazetarë kanë denoncuar se të dhënat e sistemit TIMS janë vjedhur.

I pari që shkroi për këtë skandal ishte eksperti Ervin Karamuço.

 “Super skandal!!!

Një punonjës civil AKSHI, katapultohet me porosi nga lart brenda natës si Drejtues i Lartë në Polici të Shtetit. Pas disa ditësh kapet duke shkarkuar fshehurazi të dhëna nga TIMS. Pezullohet, nuk arrestohet dhe referohet kallëzim në Prokurori.

Për llogari të kujt shkarkonte TIMS dhe për çfarë i duheshin porositësit?

Faleminderit një oficeri të vjetër të policisë që me shumë integritet denoncoi këtë skandal…,” shkruan ai.

Kurse gazetari Ferdinand Dervishi thotë se skandali ka lidhje me emërimin e Taulant Ballës.

“Këtë radhe nuk bëhet fjalë për iranianet. Dy ditë më parë redaksive të disa mediave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shërbimit Sekret etj u ka shkuar një e-mail që thoshte se disa zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS. Në e-mail zyrtarët identifikohen me emra.

Informacioni sqaronte saktësisht vjedhjen e të gjitha të dhënave nga sistemi TIMS ditën për diell dhe nëpër këmbët e policëve.

Menjëherë pas dërgimit të e-mail-it, besohet se një personazh i hierarkisë më të lartë të shtetit ka ndërmjetësuar me mediat, sipas listës në email, duke i bindur drejtuesit të mos publikojnë asgjë.

Sigurisht justifikimi që pronarët apo drejtuesit e mediave kanë dëgjuar do jetë formuluar në formën: lajmi nuk është i vërtetë, ata që e kanë bërë e-mail-in mund të kenë konflikte me personat që përmendin si autorë etj.

Deri këtu gjithçka duket bindëse.

Policia jonë është shndërruar në një fole banditësh që sigurisht nuk e kanë për gjë të hane edhe njeri-tjetrin. Dosja e fundit e përgjimeve, që përfshin drejtues të lartë të policisë, vërteton jo vetëm shkallën e implikimit, por edhe thellësinë mendore kriminale të tyre.

Por fillimi i hetimit për ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS si dhe për identifikimin e autorëve dhe qëllimit të tyre ndryshon gjithë lojën. Bën gjithçka të vërtetë.

Nuk është aspak çudi që vjedhja e të dhënave të jetë bërë me qëllim kriminal. Dhe nuk është aspak çudi që gjithçka ka ndodhur të rrëfejë të vërtetën e emërimit të T. Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Personalisht besoj se ky njeri u vendos në këtë post me qëllimin që të mbyllë sa më shume vrima në varkën e bërë shoshë të Rilindjes. Së pari të bllokojë gjithë suportin që policia deri tani i ka dhënë SPAK,” shkruan Dervishi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme