17 kilometra trafik. Këto janë pamjet me dron të siguruara nga Syri Tv, të trafikut 17km të Rrugës Balldren – Milot. Ky aks është pothuajse i bllokuar edhe ne orët e vona të darkës si pasojë e trafikut kilometrik.
E njëjta situatë ka vijuar gjatë gjithë ditës. Shitimi i numrit të turistëve apo edhe emigrantëve që kthehen në atdhe bën që këto akse rrugore të ndërtuara që në komunizëm, të mos e përballojnë numrin e madh të mjeteve që përshkojnë Qarkun e Lezhës.
Është pikërisht rruga Milot – Balldren që u premtuar nga qeveria në vitin 2019 e cila do i kishte dhënë zgjidhje këtij problemi, rruga e cila vijon të mbetet një premtim në “letër” ose një mashtrim i radhës i Rilindjes.
© SYRI.net