Boksieri algjerian, Nadjib Mohammedi i cili humbi mbrëmë nga Haxhi Robin Krasniqi, pasi gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, nuk ishte aspak i kënaqur.
Mohammedi ishte dukshëm më i mirë në meç, por gjyqtari e ndaloi ballafaqimin në raundin e parafundit, pasi sipas tij kundërshtari i Krasniqit kishte bërë shumë gabime.
Pas diskualifikimit, Mohammedi na përplasi në fytyrë, duke thënë se kjo nuk ishte e drejtë – por që është gati të kthehet për rimeç.
“Kosovë, faleminderit që më ftuat. Faleminderit për emocionet, ky meç normalisht është meç botëror dhe në ndeshje të tilla asnjëherë nuk mund të humbësh kështu, por OK. Faleminderit stafit tim që punuan me mua. Nëse doni të më shihni përsëri këtu, unë vijë oër rimeç, s’ka problem”, tha Nadjib Mohammedi pas meçit.