Trajtimi i Diabetit me ilaçe “false”, marrja e ilaçit pa rekomandim të mjekut, rrezik

Gazetare: Vjollca Aliti

Ilaçi “Ozempik” për trajtimin e diabetit shitet edhe si i falsifikuar në farmacitë e vendit, alarmojnë autoritetet shëndetësore. Agjencia e ilaçeve, Malmed njofton se i ka mbërritur denoncimi se ky ilaç është gjetur i falsifikuar dhe se shitet në barnatore edhe pse nuk guxon të shitet nëpër çdo barnatore por vetëm në ato të Spitaleve apo institucioneve tjera shëndetësore të shtetit. Sipas informacioneve, ky bar shitet pa recetë, pa rekomandimin e mjekut specialist si dhe keqpërdoret për trajtimin e sëmundjeve të tjera, siç është mbipesha dhe jo për qëllimin e tij kryesor – diabetin.

 “Denoncimi deri në MALMED ka arritur nga mbajtësi i autorizimit i cili ka licencën për shpërndarjen në treg të ilaçit Ozempik. MALMED kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kuadër të kompetencave të saj në fushën e shpërndarjes dhe shitjes së ilaçit Ozempik në të gjithë territorin e RMV, por deri më tash nuk kemi konstatuar ndonjë rast konkret. Abuzimi me këtë ilaç është shumë aktual dhe kjo vjen si pasojë e rekomandimeve në rrjetet sociale dhe ndikimit të njerëzve të njohur (influencerëve) të cilën ia imponojnë qytetarëve. Ky fenomen më i pranishëm, veçanërisht është tek popullata e re. Aplikimi i barit për të humbur peshë është jashtë zonës së miratuar të indikacionit dhe i njëjti paraqet rrezik për shëndetin”, thanë nga Agjencia e  Ilaçeve “Malmed” .

Farmacistët alarmojnë për efektet anësore që ky ilaç sjell, derisa i njëjti përdoret për qëllime tjera përpos trajtimit të sëmundjes së sheqerit.

Aulon Ramadani, Farmacist  3:55 “ Si efekte anësore të këtij bari, i cili nëse nuk përdoret për qëllimin që e ka, atëherë kemi hiper glikeminë, e cila është sëmundje e sheqerit në gjak, kemi të vjella, të përziera, dhimbje të stomakut dhe diarre. Pa udhëzimin apo autorizimin e mjekut nuk guxojmë ta japim ilaçin pasi kemi ndëshkime të rrepta. 1:29 Momentalisht bari mungon nëpër barnatore”.

Edhe pse ilaçet rreptësishtë ndalohet të merren pa udhëzim të mjekut, qytetarët pranojnë se ju ka ndodhur të kërkojnë ilaçe kokë më vete.

Si të kesh para e merr, pa recetë e pa asgjë…, ke para e merr”, tha një qytetar.

 “ Po, kam kërkuar ilaç pa recetë, nuk më kanë dhënë. Më kanë thënë shko te mjeku amë të ta shkruaj ilaçin që ta marrësh”, u shpreh një qytetar tjetër.

“ Pa recetë normalisht se nuk bën të jepen ilaçe”, u shpreh një tjetër qytetar.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore Maqedonia është ndër vendet të cilat përdorin tej mase ilaçe pa rekomandim të mjekut, që d.m.th. pa recetë, përfshirë këtu dhe antibiotikët. Sipas Fondit Shëndetësor vetëm gjatë 2021-tës qytetarët e Maqedonisë kanë blerë mbi 1 milion e 500 mijë antibiotikë, ndërsa nuk dihet sa janë shitur me receta dhe sa pa recetë. Nga Oda Farmaceutike thonë se vitet e fundit përballen me shitje rekorde të antibiotikëve. Shqetësues është dhe fakti që qytetarët kërkojnë me çdo kusht që të ju shkruhet antibiotikë, duke menduar se konsumimi i tyre do t’i shëroje më shpejtë. /alsat.mk

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme