Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie, pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit arab.
Al Ahli është klubi që ka shprehur interesim për shërbimet e futbollisti nga Bregu i Fildishtë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se palët tashmë kanë arritur marrëveshje për realizimin e transferimit.
Gjatë të hënës, Kessie do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Paris, para se ta finalizojë transferimin.
26-vjeçari nënshkroi kontratë katërvjeçare me katalunasit në verën e vitit të kaluar, pas skadimit të kontratës me Milanin.