Inter arrin marrëveshje me lojtarin e njohur

Gosens mbetet te Interi

Robin Gosens do të jetë pjesë e Interit për së paku edhe sezonin e ardhshëm.

“Sky Germany” ka raportuar se çdo lëvizje e mundshme e tij në Wolfsburg tani është mbyllur dhe mbrojtësi do të qëndrojë në “Guiseppe Meazza” edhe për sezonin 2023/24.

Gosens thuhet se nuk ishte 100% i bindur për një lëvizje drejt klubit gjerman, gjë që përfundimisht e largoi atë nga kalimi në Bundesligë.

Wolfsburg kishte bërë fillimisht një ofertë për huazimin e tij, duke përfshirë opisonin e blerjes së detyrueshme për 14 milionë euro, por që oferta u refuzua nga Interi.

“Ujqit” tashmë kanë transferuar mbrojtësin e majtë, Rogerio, nga Sassuolo dhe kësisoj hoqën dorë përfundimisht nga përpjekjet për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë.

Ndryshe, Robin Gosens ka kontratë të vlefshme me Interin deri në verën e vitit 2026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme