Vajza e cila u plagos të premten në lokalin “Bon Vivant” është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar, ndërsa në Klinikë po vazhdon trajtimi edhe i dy personave tjerë.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë për Telegrafin se gjendja shëndetësore është e tyre është ë mirë.
“Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai.
I pyetur lidhur me disa raportime se në këtë Klinikën ka pasur të shtëna me armë zjarri, pasi aty po trajtohet edhe A.P, I dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Jashanica tha se nuk janë të vërteta këto raportime.
“Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore”, tha ai.