Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime.
Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, njofton RTK.
Kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas RTK, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.