Njërit nga të plagosurit në Skenderaj i amputohet këmba

Tre persona janë dërguar në QKUK pas plagosjes në Runik të Skenderajt.

Dy nga të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka konfirmuar Avdush Bajgora shef në Qendrën Emergjente.

Bajgora pohoi se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, kurse njëri i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.

Ai tha se pacientët kanë pësuar lëndime si rezultat i goditjes me armë zjarri.

“Rastet i kemi marrë nga ndërrimi i natës, gjithsej momentalisht në reanimacion janë dy pacientë të lënduar me armë zjarri në ekstremitete e poshtme dhe një pacient është në mjekim intensiv. Pacientët kanë pësuar lëndime si rezultat i goditjes më armë zjarri, janë bërë të gjitha ekzaminimet imazherike, analizat laboratorike dhe gjendja e pacienteve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë përkundër lëndimeve të rënda që i kanë pësuar”.

N.L., 39-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri në një lokal në Runik të Skenderajt. /EO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme