Kim Mehmeti: Shqipëria e jeton enverizmin demokratik!

Se Shqipëria e jeton enverizmin demokratik më së miri e dëshmon dita e sotme kur shqiptaria duhej të shënonte tridhjetë e pesë vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela.
Se demokracinë shqiptare e ndërtojnë ata që duan t’i fshehin duart e përgjakura të paraardhësve të vet, më së miri dëshmon dita e sotme kur vrasja e poetit Nela duhej të shënohej me flamujt në gjysmë shtizë përpara të gjithë institucioneve shtetërore.
Se Shqipëria e sotme është marr peng nga ata që i ngarkon e shkuara e të parëve të tyre tregon dita e sotme kur të gjithë burrështetasit do duhej të përkuleshin përpara shtatoreve të atyre që e flijuan vetveten për t’i mbetur besnik ëndrrës së tyre për një Shqipëroi të lirë e të mirë për të gjithë e jo vetëm për pushtetarët.
Ku ta dish, mbase Shqipëria e sotme e ‘bashkëvuajtësve dhe bashkëfajtorëve’, pra e atyre që u ngutën ta mbulonin të vërtetën për atë që kishin qenë dje, edhe nuk mund të ishte më ndryshe se kjo që është: e pa paaftë të shkëputet nga e shkuara e saj tragjike dhe e gjunjëzuar përpara ‘hajdutokratëve’ që e zhvatin atë sot. (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme