S’ka zgjidhje për deponinë që po digjet në Ohër

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërsa turistët dhe qytetarët vazhdojnë të mbyten nga tymi i dendur që vjen nga deponia e egër e Bukovës, e cila po digjet vazhdimisht tashmë për dy javë, kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov thotë se po bëjnë përpjekje për të shuar deponinë duke hedhur dhe mbi të. Por si duket kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme. Situata më kritike është në mbrëmje dhe mëngjes, kur tymi zbret në qytet.

“Bëjmë përpjekje për fikjen e deponisë me hedhjen e dheut çdo ditë në sasi të mëdha. Lidhur me shërbimin e rojes, ata që duhet të kujdesen për sigurinë e deponisë dhe hyrjes, ajo është e pajisur me kamera. Është e qartë se nevojitet të mbulohet më shumë hapësirës me kamera sigurie, por kjo do të ndihmonte vetëm rreth kryerësit, jo atë që do të na ndihmonte edhe neve si qytet dhe si deponi”, deklaroi Kiril Pecakov, kryetar i Ohrit.

Dhe ndërsa era e keqe po përhapet nga Bukova në Ohër, duket se edhe projekti për ndërtimin e një deponie rajonale për rajonin planor jugperëndimor ka ngecur në vend. Edhe përkundër premtimeve të Ministres së mjedisit, Kaja Shukova, se deponia rajonale pranë fshatit Novaci në Manastir, ku komunat e rajoneve Jugperëndimore dhe të Pellagonisë duhet të derdhin mbeturinat, do të jetë gati deri në fund të vitit 2024, zëvendësja e saj nuk është aq optimiste.

“Proceset kanë filluar dhe procedurat janë në vazhdim. Unë me të vërtetë nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë në vitin 2024. Por shpresoj, nëse gjërat ecin me këtë dinamikë, ne do mund të shohim rezultate në terren”, u shpreh Hristina Oxhaklieska- zëvendësministre e mjedisit.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Novacit paralajmëron se do ta bllokojnë procesin nëse nuk ndërtohet një unazë, në mënyrë që kamionët e mbeturinave të mos kalojnë nëpër vendbanime. Deri më tani, Qeveria u ka miratuar para vetëm për përgatitjen e projektit.

Përndryshe, edhe deponia e egër e Ohrit edhe e Strugës duhej të ishin mbyllur në vitin 2020 me kërkesë të UNESCO-s, por mbeturinat ende po grumbullohen në to. Gjatë premtimeve parazgjedhore në mandatin e kaluar, kryetari i Strugës, Merko thoshte se prioritet do jetë mbyllja e deponisë së egër dhe zhvendosja e mbeturinave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme