Pothuajse 300 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë janë sekuestruar nga Ministria e Brendshme këtë vit

Gjithsej 3 kilogramë kokainë, 7 kilogramë amfetaminë dhe gati 300 kilogramë marijuanë ka sekuestruar policia maqedonase në gjysmën e parë të vitit. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar se gjatë aksioneve policore është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës.

Janë kapur tre transporte marijuanë, janë shtypur pesë grupe kriminale dhe një aksion ndërkombëtar në Greqi, ku janë konfiskuar 104,6 kg kokainë”, ka shkruar Spasovski.

Ai theksoi se në aksionet e policisë janë zbuluar 372 krime që kanë të bëjnë me trafikun e lëndëve narkotike dhe se 440 autorë të krimeve janë në ndjekje penale.

Më parë, në muajin korrik, policia ka kryer një kontroll në dy kompani të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, gjatë të cilit u konstatua se në katër korrje mungonin rreth 40 kilogramë kanabis.

Vitin e kaluar policia sekuestroi mbi 2.4 ton drogë, e cila në tregun e zi do të kapte një vlerë totale prej gjashtë milionë eurosh. Sipas raportit të MPB-së, vitin e kaluar janë zbuluar mbi 700 vepra penale të trafikut të drogës, për të cilat janë raportuar mbi 800 autorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme