Pranoi fajësinë/ McGonigal u përlot në sallën e gjyqit, ja sa vite burg rrezikon

Charles McGonigal, ish-agjenti i diskredituar i FBI-së, pranoi fajësinë të martën për atë që njihet si çështja ruse ndaj tij. Ai pranoi se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar.

Sipas Business Insider, ai pranoi fajësinë për akuzën e pastrimit të parave dhe komplotit për të shkelur sanksionet. Insider thekson se ai përballet edhe me një tjetër akuzë, për atë që njihet si çështja shqiptare.

 Në gjykatë, McGonigal pranoi se mori para për të mbledhur informacione rreth konkurrentit të oligarkut rus, Oleg Deripaska, në mënyrë që ta sanksiononte.

“Kurrë nuk kam menduar të lëndoj SHBA-të, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi,” tha ai në gjykatë. Sipas Insider, ai u përlot teksa falënderonte FBI-në dhe prokurorët.

Gjykatësi i çështjes vuri në dukje se ai është nën akuzë në Uashington për atë që njihet si çështja shqiptare.

Dënimi ndaj tij pritet të jepet në 14 dhjetor.

Sipas CNN, ai rrezikon deri në pesë vite burg për këtë akuzë.

Përpara gjykatëses, fillimisht ai u pyet se si ndjehet emocionalisht dhe për gjendjen mendore.

“Mendja është e qartë. Ndjehem mirë,” tha ai.

55-vjeçari tha se ndjen keqardhje të thellë për veprimet e tij.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme