Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka thënë se “është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë”.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar diplomati britanik në X.