Qytetarët hungarezë shprehën respekt të veçantë për Presidentin Erdoğan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi Budapestin të dielën ku u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban, raporton Anadolu.

Vizita e Presidentit Erdoğan tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve hungarezë të cilët treguan respekt të thellë ndaj tij.

Gjatë vizitës, presidenti turk përshëndeti dhe shtrëngoi duart me qytetarët e shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur në Budapest.

Erdoğan dhe Orban diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe në një takim me dyer të mbyllura, duke përfshirë pranimin e Türkiyes në BE. Të dy liderët diskutuan gjithashtu çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Erdoğan dhe Orban zhvilluan edhe një takim në nivel të delegacioneve mes dy vendeve.

Delegacioni turk përbëhej nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, Ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, Drejtori i Komunikimeve të Zyrës së Presidencës turke, Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor i Presidentit Erdoğan, Akif Çağatay Kılıç.

Erdoğan mbërriti në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban për të marrë pjesë në festimin e Ditës së Themelimit të Hungarisë.

Marrëdhëniet midis Republikës së Türkiyes dhe Hungarisë u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2013 pas themelimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Nivelit të Lartë. Lidhjet miqësore mes dy vendeve kanë marrë vrull në të gjitha fushat vitet e fundit.

Në dhjetor të dy vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme