SPAK reagon pas dy ditësh, i përgjigjet edhe Berishës: Kemi kontratën origjinale të “Sterilizimit”

SPAK ka bërë një sqarim për kontratën e koncensionit të sterilizimit. Kontrata është gjendur në institucione të tjera dhe jo në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nisur nga lajmi i bërë publik dy ditë më parë se skandali shkon edhe më tej kur rezulton se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka një kontratë origjinale të këtij koncesioni.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat.

“Origjinali nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Disponojmë kontratën origjinale të koncensionit të sterilizmit.

Kontrata origjinale u gjet në institucione të tjera. Origjinali është edhe në institucione të tjera. Kotrata origjinale u sekuestrua tek koncensionari”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i SPAK:

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme