Ministri I Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thekson se edhe nëse qytetarët nuk do të arrijnë në kohë të ndryshojnë dokumentet personale, të drejtat e tyre qytetare nuk do të vihet në pikëpyetje, me çka në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale qytetarët mund të votojnë edhe me dokumente të vjetra. Duke komentuar deklaratën e Avokatit të Popullit, I cili tha se dokumentet personale me emrin e ri të shtetit duhet të jenë në barrën e buxhetit të shtetit, Spasovski tha se për momentin nuk ka ndonjë vendim të tillë.
“Për ndryshimin e dokumenteve personale që disponojmë për momentin, nuk ka asnjë vendim tjetër përveç atij që është marrë. Domethënë, ato duhet të ndryshohen,” Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.