Paqueta po hetohet për këto tri ndeshje të Premierligës

Paqueta dhe rasti i bastoreve, braziliani po hetohet për këto tri ndeshje të Premierligës.

Lucas Paquetá ka përfunduar në llupën e hetimeve nga Federata Angleze e Futbollit.

Në drejtim të mesfushorit brazilian është nisur një hetim në dyshimin për përfshirje në vënie të basteve në disa ndeshje.

Më specifikisht, raporton mediumi “Daily Mail”, bëhet fjalë për tri ndeshje që janë analizuar, në të cilat futbollisti i palodhshëm ishte ndëshkuar me karton të verdhë, përcjell “Gazeta Express”.

Ndeshjet në fjalë janë ajo kundër Aston Villës, e zhvilluar më 11 mars, kundër Leeds Unitedit më 21 maj dhe më e freskëta, ajo e këtij sezoni, kundër Bournemouthit, më 12 gusht.

Pikërisht në duel me “Cherries”, lindën dyshimet dhe u përshpejtuan hetimet: ish-futbollisti i Milanit dhe i Lyonit e shtyu kundërshtarin Illia Zabarnyu në kohën shtesë dhe më pas protestoi tek referi.

Sa për informatë, ndeshja ishte duke përfunduar me rezultatin 1:1.

Lojtari ka përfunduar në llupën e hetimeve qe pesë muaj.

Flukse të dyshimta të vënies së basteve janë sinjalizuar në Ilha de Paqueta, një ishull i vogël i Rio de Janeiros.

Federata Angleze u informua menjëherë me situatën nga disa funksionarë të hënën pasuese dhe dy ditë më pas e informoi edhe West Hamin dhe Paquetan për këtë situatë.

Nga ai moment, transferimi në Manchester City, që dukej një punë e kryer, ka dështuar.

Për momentin, si West Hami ashtu edhe Federata Angleze, kanë refuzuar ta komentojnë rastin.

Të kujtojmë se, nëse dyshimet konfirmohen si të sakta, Paqueta e rrezikon një suspendim afatgjatë nga futbolli.

Rasti i fundit që një lojtar i Premierligës ishte suspenduar i përket Ivan Toneyt, i cili ishte dënuar me 8 muaj moslojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme