Milan ka gati ‘goditjen’ e dhjetë, kësaj radhe po e transferon yllin e La Liga-s

Qershia mbi tortë: Milan transferon yllin e La Liga-s.

Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati goditjen e dhjetë.

Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot nëntë përforcime për sezonin e ri.

Përforcimet e reja kanë sjellë rezultatet e para pozitive me Pulisic që realizoi ndaj Bolonjës dhe Reijnders i cili asistoi.

Por në organikën e Piolit pritet të arrijë edhe një tjetër super përforcim nga Spanja.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka riaktivizuar interesimin për mbrojtësin e Real Valladolid, Ivan Fresneda.

Falë paraqitjeve të mira në sezonin e shkuar, Fresneda ishte pranë transferimit te Barcelona, por Blaugranët në fund vendosën që të transferojnë Cancelon.

Tani Milan ka riaktivizuar interesimin për mbrojtësin spanjoll dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet me Real Valladolid.

Për të siguruar shërbimet e Fresneda, Milan do të duhet të paguaj më së paku 10 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme