Bernardo Silva rinovon kontratën me Man Cityn- Barcelona dhe PSG mbesin duarthatë

Barcelona dhe PSG mbesin duarthatë, Bernardo Silva rinovon kontratën me Man Cityn.

Bernardo Silva ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2026.

Mesfushori portugez iu bashkua Man Cityt në verën e vitit 2017 dhe ka dhënë një kontribut të madh në suksesin e klubit, ku sezonin e shkuar fituan tripletën.

Lojtari që kishte kontratë deri në vitin 2025, ka folur për zgjatjen njëvjeçare te kontratës me klubin nga Etihad.

“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme në Manchester City dhe jam i kënaqur që do të zgjas kohën time këtu”.

“Fitimi i tripletës sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri dhe pasion të tillë”.

“Suksesi ju bën të dëshironi edhe më shumë, dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj”.

“Unë e dua menaxherin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët dhe shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mrekullueshme në vitet e ardhshme”, ka thënë Silva pasi vazhdoi kontratën.

Mesfushori portugez la 308 paraqitje dhe 55 gola me Man Cityn, ku ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Community Shields dhe Ligën e Kampionëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme