Lëvizja Demokratike, e themeluar kohë më parë, ka filluar procesin e regjistrimit të anëtarëve të rinj në të gjitha vendbanimet e Maqedonisë së Veriut. LD e Izet Mexhitit fton të gjithë të bëhen pjesë e ndryshimit duke u anëtaresuar në lëvizjen që synon drejtësinë, punën e ndershme, luftën e pakompromistë me korrupsionin. Motoja e fushatës më të re të LD-së është: Beje lëvizjen e duhur, anëtaresohu në LD!
Rikujtojmë se LD procesin e regjistrimit të partisë e përfundoi në afat rekord për vetëm disa orë, ndërsa pretendon që së bashku me Frontin opozitar të jenë alternativë e fuqishme në bllokun politik shqiptar, gjë që i mungonte skenës politike. /Alsat.mk