Një klub shqiptar raportohet se ka shprehur interesim për të nënshkruar me futbollistin Mason Greenwood.
TalkSport raporton se emri i klubit nuk është bërë i ditur.
Mason Greenwood është lojtar i lirë, pasi është liruar nga kontrata me Manchester United.
Ai pati probleme me ligjin një kohë të gjatë, duke mbetur larg fushave të blerta.
21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022.
Akuzat u hoqën nga prokuroria në shkurt të këtij viti.