Eskobar takoi kryeministrin Kovaçevski

Gazetare: Fatlume Dervishi

Qeveria nuk gjunjëzohet para diplomatëve për të kërkuar që ata të bëjnë presion ndaj opozitës për t’u siguruar votat e nevojshme për ndryshime kushtetuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai pas takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Gabriel Eskobar tha se palët biseduan për dëmin që mund të vijë nga zvarritja e procesit të integrimit.

“Situata për momentin është shumë e pastër dhe e qartë. Kemi mbështetje serioze edhe brenda vendit edhe jashtë për vazhdimin e integrimit evropian dhe me votimin e ndryshimeve kushtetuese ne vetë do ta bëjmë hapin e parë më tej. Bllokimi dhe zvarritja e këtij procesi do të jetë vetëm e dëmshme dhe këtë mund ta konfirmojmë nga secila bisedë që e bëjmë me diplomatë të huaj, përfshirë edhe këtë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Eskobar e cilësoi vendin si mik të vlefshëm të SHBA-së dhe anëtar te vlefshëm të NATO-s duke shtuar se po aq i rëndësishëm për to është edhe integrimi i vendit në BE. Eskobar tha se kjo vizitë nuk është për të torturuar askënd, duke ju referuar deklaratave të kreut të opozitës Mickoski, për, siç thotë ai, presion dhe tortura nga diplomatë të huaj për të votuar ndryshimet kushtetuese.

“Dua të filloj duke thënë se nuk jam këtu për të torturuar askënd. Dua ta bëj shumë të qartë se SHBA-ja nuk i zgjedh qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s, por ne caktojmë pritshmëri dhe njëra nga gjërat për të cilat do të flas është mesazhi i njëjtë të cilin e kam dhënë në gjithë rajonin; SHBA-ja i sheh si partner natyral ata që përkushtohen për integrimin evropian, janë të përkushtuar ndaj NATO-s dhe për të luftuar korrupsionin”, u shpreh Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës sekretar amerikan.

Eskobar takoi një ditë më parë dhe presidentin e vendit Stevo Pendarovski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme