LSDM: Veprimet e Mickoskit dëmtojnë ardhmërinë

Bllokimi I rrugës evropiane të vendit shumë shtrenjtë do t’I kushtonte vendit dhe qytetarëve, thonë nga Lidhja Social Demokrate, nga ku zotohen se nuk do të lejojnë që të ndodh një gjë e tillë. Deputeti I kësaj partie, Darko Kaevski thekson se veprimi antievropian i Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është në dëm të qytetarëve dhe shtetit dhe është një tentim për të rrezikuar ardhmërinë maqedonase. Kaevski thotë se bllokimi I rrugës evropiane do të nënkuptonte 11 vite të humbura në izolim, humbje të 10 miliardë eurosh nga fondet evropiane.


“U ndamë nga Kroacia dhe mbetëm 17 vite në dhomën e pritjes. Nëse ndahemi edhe nga Shqipëria, Mali I Zi dhe Serbia, askush nuk garanton nëse ndonjëherë do të jetë e mundur të bëhemi vend anëtar në BE. Integrimi I tërësishëm evropian nuk është vetëm qëllim strategjik. Anëtarësimi në BE është alternativa jonë e vetme dhe dëshira e qytetarëve për jetë më të mirë”, deklaroi Darko Kaevski, Deputet i LSDM-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme