Serbët i vranë në traktor: Përkujtohet nëna, dy nuset e tetë fëmijë

Fshati Rancë i Shtimes përkujtoi 11 martirët e familjes Asllani.Më 26 gusht të vitit 1998, nëna, dy nuset e 8 nipërit e mbesat, më e vogla 6 muajshe, u vranë nga forcat serbe të cilat sulmuan me granatë në traktorin në të cilin dy vëllezërit, Isaku e Musa, u nisën për të marrë familjen e tyre në malin pranë fshatit pas 6 javësh qëndrim aty, raporton Klan Kosova.

E nga sulmi shpëtuan vetëm dy djemtë të cilët kujtimet ende i kanë të freskëta.“Kur e kom kthy kryt për ni moment, i plagosën jom kanë unë edhe vllavi, e kom pa që në rimorkio s’ka kurgjo. Jom tërhek n’bazën tjetër edhe m’kanë marr m’kanë qu n’spital n’Budakovë”, thotë ngasësi i traktorit, Isak Asllani.

Varrimin e viktimave e bënë pas 3 orësh, e rivarrimin pas dy vjetësh në varrezat e Rancës, me ndihmën e ekipeve franceze.E djali tjetër që ishte në kabinën e traktorit, Musë Asllani, thotë që rivarrimi dhe identifikimi i trupave të familjarëve ishte një lehtësim për dhimbjen e tyre.

E në përkujtim nuk munguan as familjarët e dy nuseve të kësaj shtëpie që ishin motra, pastaj bashkëluftëtarë e zyrtarë komunalë të cilët bënë homazhe në kompleksin memorial në Rancë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme