Dy vjet pasi SHBA e la Afganistanin në duart e regjimit të talebanëve, një lëvizje kombëtare rezistence ka lindur në këtë vend.
Pasi shpresa dukej se ishte shuar dhe sundimi i talebanëve po bëhej gjithmonë e më ekstremist, një grup i është kundërvënë talebanëve.
Por ata kërkojnë ndihmën e Perëndimit për të luftuar kundër talebanëve.
“Sot, veçanërisht në këtë sezon luftimesh, ne kemi qenë të suksesshëm në sfidimin e talebanëve në shumë pjesë të Afganistanit përtej bazës sonë, në luginat e largëta të maleve Hindu Kush,” tha Ali Maisam Nazary, kreu i marrëdhënieve me jashtë i këtij grupimi.
“Ne kemi nisur operacione të suksesshme guerile në provincat lindore si Nangarhar, Laghman dhe Nuristan. E njëjta gjë edhe në Afganistanin Verior dhe Qendror. Arsyeja për këtë është se populli i Afganistanit është më i bindur sot se dy vjet më parë se një luftë e armatosur është mënyra e vetme për të sjellë paqe dhe stabilitet në Afganistan”.
Fronti Kombëtar i Rezistencës udhëhiqet nga Ahmad Mossoud. Sipas Fox News, kjo është njësia më e frikshme e rezistencës që mund të luftojë talebanët.
Udhëheqësi i saj është zotuar se do të vazhdojë luftën edhe pasi ata humbën bazën e rëndësishme në Luginën Panjshir pasi talebanët morën pushtetin.
Babai i Massoud, Ahmad Shah Massoud ishte një rebel i shquar muxhahedin që luftoi kundër sovjetikëve në vitet ’80 dhe u vra nga operativët e Al Kaedës vetëm dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit.
© SYRI.net