Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja “Trepça” përmes një njoftimi për median, ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi
Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar nga një mjet shpërthyes.
“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
© SYRI.net