Liverpool mund të detyrohet për ta shitur Salah

Liverpoolit i është tërhequr vërejtja se ata eventualisht do të detyrohen për ta shitur për “një shumë të madhe parash” Salahun, derisa lajmet për një kalim të tij në Al Ittihad janë duke vazhduar.

Salah tashmë konsiderohet një legjendë e Liverpoolit, pasi që prej që u transferua nga Roma më 2017 ai ka fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve si dhe një sërë titujsh të tjerë, derisa ka shënuar edhe 187 gola.

31 vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Anfield deri më 2025, port ani ai është duke tërhequr vëmendjeb e skuadrës arabe Al-Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite raportohet se planifikon që të lansojë një ofertë prej 150 milionë funte për Salah para se të mbyllet afati kalimtar në Angli, nesër (e premte). Ish sulmuesi i krahut ILiverpool, Jermaine Pennant besonte se Salah do të luante më shumë së sezoni 2022/23 por tani mendon se ai mund të largohet para se t’I skadojë kontrata më 2025.

“Për muaj, nuk është pyetja nëse, por kur do të ndodh kjo, për shkak se ai do të largohet”, tha Pennant për bitcoincasinos. com.

“Nuk mendoj që Liverpool do ta lejojë që të largohet këtë sezon, por sikurse Harry Kane, ai mund ta këtë vitin e tij të fundit në kontratë dhe të largohet për shumë para, ndoshta në Arabi Saudite. Nëse ai largohet, kjo do të ndodh sezonin e ardhshëm ose edhe një sezon, por ta humbasësh atë pa para do të ishte shumë keq për Liverpool. Nëse klubi e lejon largimin e tij këtë sezon, do të ishte një katastrofë. Është I barazvlefshëm si Tottenham që shiti Harry Kane – ata humbën një person që shënon 30 gola në sezon. Kjo do të ishte ajo çfarë do të humbisnin Liverpooli, do të humbisnin një person që shënon gola dhe bën asista e që është vital për skuadrën. Ata tani kanë shumë nevojë për të”.

Trajneri I Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë e ka përjashtuar mundësinë që Salah të largohet këtë verë derisa egjiptiani mbetet esencial për planet e tij.

“Nuk kemi asgjë për çfarë të bisedojmë në këtë pike”, jut ha ai gazetarëve këtë muaj. “Mo Salah është futbollist I Liverpoolit. Natyrisht, siç qendrojnë punët, thelbësorë për ne. Nuk ka asgjë këtu. Nëse do të këtë, përgjigja do të jetë ‘jo’”.

Salah pritet të kthehet në aksion përsëri për Reds të dielën kur atap resin në shtëpi Aston Villan – ndeshje kjo për Premier Ligë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme