VMRO-DPMNE-ja ka kritikuar pushtetin për situatën në arsim. Sipas partisë opozitare maqedonase dy vite në pushtet LSDM dhe BDI nuk mund të sigurojnë tekste shkollore.
VMRO thotë se pushteti të ishte evropian siç deklarohet sot në 1 shtator ministri i Arsimit dhe Shkencës do të dorëzonte dorëheqje dhe e njëjta do të pranohej menjëherë.
Opozita shton se kaosi i pushtetit LSDM-BDI i shkaktoi arsimit pasoja të mëdha, e shkatërroi arsimin ndërsa një popull me arsim të shkatërruar është me ardhmëri të shkatërruar, thekson partia e Mickoskit.
“Në një situatë të tillë kaotike, vetëm kjo Qeveri mund të presë rezultate më të mira të nxënësve. Por kjo nuk është e mundur. Qeveria as vet ndoshta nuk e pret një gjë të tillë, por me ngulm na bind se gjithçka është mirë dhe shumë evropiane. Nuk duhet të kalojnë 2.5 vjet që Qeveria ta ketë të qartë se çfarë është duke bërë. Duhet veprim i shpejtë dhe me vendosmëri për shfuqizimin e reformës së dështuar”, tha Vesna Janeska, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk