Manchester United duket se më në fund ka siguruar shërbimet e Sofyan Amrabat.
Klubi anglez tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Fiorentinan.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se marokeni do të huazohet për këtë sezon në “Old Trafford”.
Marrëveshja e huazimit ka vlerën e 10 milionë eurove. Gjithashtu është përfshirë edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet verën e ardhshme.
Opsioni i blerjes ka vlerën e 20 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera në formë huazimi.
27-vjeçari sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj mund të zyrtarizohet te Manchester United.