Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë paralajmëroi protesta dhe lëvizje të ashpra në shtator për shkak të humbjeve që u ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Ata i kërkuan qeverisë të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e krizës, ndërsa theksuan se nëse kjo situatë do të vijojë njësoj shumë biznese do të mbyllen dhe të do nxiten largimet masive nga vendit.
Luhatjet e forta në kursin e këmbimit i kanë shkaktuar një humbje prej 34. 8 milionë eurosh shoqatës së fasonëve, ndërsa mungesa e mbështetjes së qeverisë për marrjen e masave konkrete, ua ka bërë më të rëndë përballimin e situatës. Në një konferencë për mediat, një ditë pasi i dërguan një letër zyrtare me 8 pika kreut të qeverisë, Edi Ramës, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve paralajmëroi këtë të shtunë protesta dhe lëvizje të ashpra në shtator
Sipas tyre, në kushtet kur bizneset janë në pikiatë dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje, duhet bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve për kapërcimin e krizës.
© SYRI.net