Teatri Kombëtar i Kosovës, fillon punën për ngjarjet e reja të reporterit të shfaqjeve dhe aktiviteteve tjera brenda muajit shtator. Dy shfaqjet të cilat kanë filluar provat tashmë janë “Ditë vere” dhe “1984”.
“Ditë vere” shfaqja nga Slawomir Mrozek me të Kaltrim Balaj, ka filluar provat tash e disa ditë.
Për shfaqjen:
Në një ditë të bukur vere pa diell, ballafaqohen njerëzit dhe fatet e tyre. Dëshira për të jetuar dhe pamundësia për të dëshiruar është një nga faktet kryesore që përballen personazhet e kësaj shfaqje.
“E keqja është dëshira për gjithçka dhe nuk merr asgjë” dhe “e keqja është kur nuk do asgjë sepse ke gjithçka” .
Regjia: Kaltrim Balaj
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Ass.Regjie: Qendresa Spahiu
Kompozitor: Memli Kelmendi
Skenograf: Mentor Berisha
Kostumografe: Samka Ferri
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Luajnë: Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Ismet Azemi, Adhurim Demi, Lumnije Sopi dhe Veton Osmani.
“1984”, shfaqja tjetër, bazuar në romanin e autorit anglez i cili u botua për herë të parë me 8 qershor 1949, vjen i përpunuar në skenë nga regjisori Igor Mendijsky. Provat për shfaqjen kanë filluar pak ditë më parë.
Regjisor: Igor Mendijsky
Luajnë: Adrian Morina, Ard Islami, Arta Selimi, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.
Konsulent artistik: Imer Kutllovci
Skenograf: Mentor Berisha
Kostumografe: Yllka Brada
Kompozitor: Trimor Dhomi
Video: Yannik Donet
Ass.Regjisor: Alper Ziglir
Përkthyer nga: Urim Nerguti
/Express