Ndërron jetë ish-ylli i futbollit

Vdes ish-ylli i futbollit.

Salif Keita, ish-lojtari i kombëtares së Malit dhe futbollisti i parë në histori që ka fituar Topin e Artë të Afrikës, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Ky informacion është bërë i ditur në faqen zyrtare të Olympique de Marseille, një prej klubeve ku ai ka luajtur dikur.

Keita luajti si sulmues dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Francë, ku luajti jo vetëm për Olimpikun, por edhe për Saint-Etienne, me të cilin fitoi pesë tituj ligë nga 1967 deri në 1972.

Falë lojërave të shkëlqyera në St. Etienne dhe kombëtaren e Malit, në vitin 1970 ai mori Topin e Artë të parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme