Një vrasje brenda familjes ka tronditur Tiranën, ku viktimë ka mbetur 37 vjeçarja Amanda Pushani. Policia arrestoi të motrën, Marsela Pushanin e cila thotë se është penduar dhe se nuk kishte qëllim të vriste. 40-vjeçarja me profesion mësuese, pretendon se motra e saj ishte agresive dhe përdoruese alkooli, dhe se vrasja e saj ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes. Ngjarja ndodhi në sy të nënës së tyre, teksa vdekja u raportua fillimisht si aksidentale.
Një 37 vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Tiranë për shkak të goditjes me thikë, ndërsa autore e dyshuar është motra e saj. Mjeti prerës ka depërtuar në organet jetike Amanda Pushanit, duke i marrë jetën në vend.
‘Amanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre. Në këtë moment në banesë ka nisur konflikti pasi unë dhe mamaja i kanë kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakort që do hiqte dorë. Thikën e mori Amanda, tentova t’ia heq nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar edhe jetë’, ka thënë Marsela Pushani në polici.
Dëshmitare thonë burimet jo zyrtare ishte edhe e ëma e moshuar që jetonte me të bijat në një pallat në rrugën “Hajdar Hidri”. Pas krimit, është njoftuar ambulanca duke i treguar se kishte vdekur në mënyrë natyrale, por hetimet e Komisariatit nr 3 dhe raporti i autopsisë zbuloi planin për të fshehur ngjarjen.
Vetë autorja e dyshuar, ka sqaruar pas kësaj rrethanat e tronditjes nga ngjarja. Viktima prej kohësh ishte e papunë, ndërsa mosmarrëveshjet me të motrën vijonin prej 10 vitesh, për shkak të konsumimit të alkoolit nga Amanda.
© SYRI.net