Futbollisti nga Kosova bashkohet me ish-trajnerin e Prishtinës në Austri.
Skuadra austriake Kapfenberg e ka transferuar futbollistin e ri nga Kosova, Florian Haxha.
Futbollisti i Përfaqësueses U21 të Kosovës është prezantuar të shtunën te Kapfenbergu, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.
Te ky ekip trajner është Abdulah Ibrakovic, i cili vitin e kaluar ka qenë pjesë e FC Prishtinës në Superligën e Kosovës.
Haxha te Kapfenbergu është transferuar si lojtar i lirë. Më parë ka qenë pjesë e Hertha Berlinit (ekipit të dytë).
21-vjeçari është ftuar nga Kosova U21 për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2025” kundër Polonisë dhe Gjermanisë.