Rasti me Onkologjinë, protesta para Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Qytetarë do të protestojnë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë nga ora 18:00 para Qeverisë, ndërsa më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, ndërsa kësaj radhe viktima janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën kanë pritur ilaçe, ndërsa ilaçet kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krim të organizuar ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vite që vazhdon”, thuhet në publikimin në Fecebook dhe në kumtesën dërguar mediave.

Në bazë të një vendimi gjyqësor, të premten e kaluar janë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private. Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, aksioni është kryer në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske, lidhur me punën e Klinikës.

“Nëse kjo qeveri do të ishte Evropë, siç nuk janë, sot do të ishin dorëzuar dorëheqjet, përfshirë edhe të tijën”, theksojnë nga partia opozitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme