Dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes, kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar.
Ndonëse gjendja nuk duket fare e mirë, kancelari i cili e ka postuar foton në “X” ka bërë dhe pak humor me pamjen e tij, duke i ftuar dhe ndjekësit për meme.
“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.
© SYRI.net