Prokuroria: Të mos keqpërdoret skandali në Onkologji

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike dhe morale nga dikush që nuk është më në funksion. Megjithëse i pari i Qeverisë thotë se përgjegjësi penale për të përfshirët në skandalin brenda Klinikës së Onkologjisë do të ketë pa përjashtim. Kovaçevski bëri thirrje që organet hetuese të mos ndikohen dhe ta bëjnë punën e tyre sipas ligjit.

“Nuk mund të kërkoni përgjegjësi politike nga dikush që nuk është në funksion. Pas 20 viteve që vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ka ndodhur në shtet dhe posaçërisht në shëndetësi, për herë të parë MPB-ja dhe Prokuroria Publike zhvilluan aksion dhe mblodhën dëshmi mbi bazën e akuzave publike nga qytetarët, mediat dhe pacientët mbi terapitë e dhëna në njërën nga klinikat. Pardon nuk do të ketë për askënd në këtë rast”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Prokuroria Publike përmes një njoftimi kërkon që kjo situatë e ndjeshme të mos keqpërdoret dhe qytetarët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos akuzojnë persona të mundshëm për përgjegjësi.

“Prokuroria Publike garanton se të gjitha indikacionet do të hetohen deri në fund dhe të dyshuarit e mundshëm do të ndiqen penalisht. Të vetëdijshëm për situatën dhe numrin e madh të personave të prekur nga kjo çështje, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe të mos predikohet gjatë procedurës për personat që mund të mbajnë përgjegjësi. Të gjithë ata që kanë njohur dhe informacione për këtë rast, t’i paraqesin në institucionin përkatës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Skandali me keqpërdorimet e terapive për kurim nga kanceri në Klinikën e Onkologjisë në Shkup u hap si para hetim nga Prokuroria Publike pasi javorja “Fokus” për disa javë kishte raportuar për mënyrën e kurimit të pacientëve dhe keqpërdorimet me ilaçet dhe terapitë e përcaktuara me protokoll. Ndërkohë edhe Alsat që në nëntor të vitit të kaluar ka raportuar lidhur me dyshimet për keqpërdorime me ilaçet nga një skemë e organizuar brenda Onkologjisë. Pavarësisht rrëfimeve të të punësuarve institucionet nuk kishin ndërmarrë asgjë lidhur me pohimet e një infermiereje lidhur me shitjen e terapive, kryesisht gjatë turnit të natës. Organi akuzës akoma është duke kryer aktivitete para hetimore, ndërsa hapja e hetimit pritet vetëm pas ekspertizave mbi provat e konfiskuara materiale dhe kompjuterike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme