Rasti në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria: Kryerësit e veprave penale do të përndiqen

Nga Prokuroria Publike thonë se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme intensivisht ndërmarrin veprime për të zbardhur dyshimet në lidhje me keqpërdorimin e terapisë së pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, përcjell TV21. Nga Prokuroria informojnë se tashmë janë dhënë urdhrat adekuate për analizë të kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike të mara, si dhe se organet hetuese hetojnë të gjithë personat për të cilët kanë njohuri se kanë kryer për veprime të jashtëligjshme.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup do të formojë një ekip ekspertësh të cilët do të analizojnë dokumentacionin mjekësor për menaxhimin e pacientëve dhe administrimin e terapisë. Ministria e Punëve të Brendshme, si organ për zbulimin e autorëve të krimeve, ndërmerr veprime të tjera që për momentin nuk mund të ndahen me publikun, por me synim të drejtpërdrejtë – arritjen e së vërtetës dhe përgjegjësisë së mundshme penale. Në të njëjtin moment kur për një person të caktuar sigurohen prova të mjaftueshme për dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale, prokuroria do ta informojë opinionin”, njofton Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se në vazhdimësi jepen urdhra dhe po sigurohen dëshmi të cilat duhet ta kontrollojnë të vërtetën e akuzave të dhëna në hetimet e gazetarëve të publikuara në javët e fundit, duke theksuar se në këtë plotësisht bashkëpunojnë dhe ndihmojnë edhe udhëheqësia e Klinikës së Onkologjisë, por edhe mjekët dhe personeli tjetër në mjekësi.

“Prokuroria Publike e siguron publikun se të gjitha akuzat do të hetohen deri në fund, ndërsa të gjithë kryerësit eventualë të veprave penale do të ndiqen në mënyrë adekuate. E gjithë procedura nga momenti i parë bëhet në mënyrë transparente dhe duke respektuar të gjitha procedurat ligjore”, thuhet në kumtesën e PPRMV.

 

 

Nga PPRMV, theksojnë se janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë në këtë temë për një numër të madh të qytetarëve të prekur, por bëjnë thirrje që të përmbahen nga paragjykimi i parakohshëm për rrjedhën e procedurës dhe për përgjegjësi të cilido njeri.

“Përhapja e informacionit të paverifikuar dhe cenimi i prezumimit të pafajësisë mund të dëmtojë rëndë procedimin dhe të pengojë dëshmitarët të bashkëpunojnë. Prokuroria Publike inkurajon të gjithë ata që kanë informacion në lidhje me këtë çështje që t’i raportojnë organeve kompetente”, njofton PPRMV.

 

 

Prokuroria Themelore Publike Shkup tashmë ka zhvilluar tri procedura për raste të izoluara të tentativës për vjedhje të ilaçeve dhe ryshfet në lidhje me Klinikën e Onkologjisë, njëra prej të cilave tashmë është në procedurë gjyqësore. Dhe akuzat e fundit, thekson PPRMV, do të kontrollohen në detaje dhe publiku do të njoftohet menjëherë për të gjitha rezultatet e veprimeve të ndërmarra

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme