Xavi – Barcelona, lajm i fundit nga Spanja!

Xavi rinovon kontratën me Barçën

Trajneri Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me skuadrën e Barcelonës, kanë raportuar të martën mediumet spanjolle.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Me rinovimin e kontratës, Xavi do të jetë në krye të Barcelonës deri në verën e vitit 2026.

Kontrata aktuale i skadon Xavit vitin e ardhshëm, por te Barcelona janë të kënaqur me punën e tij dhe duan ta mbajnë më gjatë në klub.

Xavi është në krye të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021, ndërsa edicionin e shkuar udhëhoqi ekipin drejt sukseseve, duke e fituar titullin e kampionit në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme