“Qytetarët e Shkupit do të kenë energji termike prej 15 tetorit deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndërsa EMV është e gatshme të intervenojë në urën “Belasica” në pjesën e tubacionit të ngrohjes menjëherë pas marrjes së lejeve përkatëse nga Qyteti i Shkupit”.
Kështu ka thënë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kur u pyet në lidhje me sezonin e ngrohjes për këtë vit.
Ai tha se EMV është gati të rregullojë problemet.
“EMV është gati që nga nesër ta rregullojë situatën, vetëm presin leje të caktuara nga Bashkia e Shkupit. Sapo t’i kenë ato leje, nesër do të fillojnë punën për riparimin e urës së furnizimit me energji termike”, tha Bekteshi.
Ai theksoi se EMV është e gatshme që nga nesër ta riparojë vendin në urë ku duhet të kalojë tubi i ngrohjes, por për këtë duhet fillimisht të përfundojnë procedurat në Bashkinë e Shkupit, të cilat, siç tha ai, janë të nevojshme sipas njohurive që ata i kanë si Ministri e Ekonomisë.