Ismajl Beka rrëfehet për mediat zvicerane: Ndaj Zvicrës është ndeshja e jetës sime

Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka u ftua për Kosova për herë të parë për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

Ndeshja me Zvicrën është speciale për Bekën, për faktin se ai luan në këtë shtete.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme”, thotë Beka me krenari për “Blick”.

Ai foli edhe për ftesën e ardhur nga Kosova.

“Së bashku me familjen time vendosa që dua të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta.Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë”, thotë Beka.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në “Fadil Vokrri”.

Ky duel luhet për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme