Presidenti serb Tomislav Nikoliq thotë se bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura.
Sipas tij, Beogradi po përmbush gjithçka që kërkohet prej tij në këto bisedime, ndërsa siç vlerëson Nikoliç, pala tjetër po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet, shkruan b92.
“Ne presim dhe shpresojmë për kushte të drejta dhe të barabarta në bisedimet e mëtejshme me Kosovën “, tha Nikoliq gjatë takimit të tij në Beograd të premten me kancelarin austriak Christian Kern.