Pendarovski firmosi dekretin për ndryshimet në Kodin Penal

Edhe përkundër reagimeve të shumta, presidenti Stevo Pendarovski vendosi ta firmos Dekretin për ndryshimet në Kodin Penale. Sipas njoftimit të presidencës “Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara në Kuvend, nuk është paraparë amnisti për vepra të kryera penale gjatë kryerjes së detyrës. Përkundrazi, dënime do të ketë, me çka me ndryshimet e bëra theksi është vendosur në të ashtuquajturën konfiskim i pronës”. Në arsyetimin e presidencës theksohet se ndryshimet në Kodin Penal janë harmonizuar me direktivën evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e pronës. Presidenti pret që konfiskimi i pronës të mos mbetet vetëm në letër sikur deri më tani, por të zbatohet më shpesh në praktikë dhe në çdo rast kur konstatohet keqpërdorim në kryerjen e detyrës dhe në mënyrë ligjore është arritur pasuria, paratë e keqpërdorura të kthehen në buxhetin e shtetit. Me herët organizatat joqeveritare të bashkuara rreth platformës për luftën kundër korrupsionit kërkuan nga presidenti ta shfrytëzojë të drejtën e tij të vetos dhe të mos i dekretojë ndryshimet në Kodin Penal. Sipas kësaj platforme, me ndryshimet e neneve 353 dhe 353-v, ulja e propozuar e dënimeve do të rezultojë me vjetërsim të shumë lëndëve me profil të lartë siç dhe se këto ndryshime do ta rrëzonin besimin se lufta kundër korrupsionit është e mundur. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme