Prishet koalicioni qeverisës LDK-AAK, në Lipjan

Marrëveshje është prishur zyrtarisht, ndërsa kryetari Imri Ahmeti nuk e ka bërë shkarkimin e drejtorit të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit Ilir Tasholli dhe drejtorin e Gjeodezisë e Kadastrës Avni Olluri, të cilët janë larguar nga subjekti i AAK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i LDK-së, dega në Lipjan, njëherësh kryetar i komunës Imri Ahmeti, e ka shpërfillur marrëveshjen e 07.11.2013 me subjektin e AAK-së për të bashkëqeverisur komunën. Kjo marrëveshje tashmë është prishur zyrtarisht, ndërsa kryetari Ahmeti nuk e ka bërë shkarkimin e drejtorit të Planifikimit Urban e të Mbrojtjes së Mjedisit Ilir Tasholli dhe drejtorin e Gjeodezisë e Kadastrës Avni Olluri, të cilët janë larguar nga subjekti i AAK-së.

Sipas marrëveshje së koalicionit këta dy drejtorë është dashur të zëvendësoheshin nga AAK-ja, mirëpo kërkesa zyrtare e këtij subjekti tashmë është refuzuar nga kryetari Ahmeti.

Prishet koalicioni qeverisës  LDK-AAK, në Lipjan

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme