“Nuk e meritonte trajtimin që mori te Bayerni” – Yann Sommer, ‘muri’ i Interit dhe Evropës

Ligat e mëdha sapo kanë filluar, por vetëm një ekip dhe një portier mund të mburren se kanë mbetur të pamposhtur: është Interi i Yann Sommer.

Portieri zviceran, i cili erdhi këtë verë nga Bayern Munich në këmbim të 6 milionë eurove, ka mbajtur portën e paprekur në tre xhirot e luajtura në Serie A.

Në moshën 34-vjeçare, Sommer ka arritur të ‘plotësojë boshllëkun’ e lënë nga Andre Onana dhe Samir Handanovic te Nerazzurrët.

“Dukej e vështirë, por në tre ndeshje ai i ka bindur të gjithë me maturi dhe punë. Në Cagliari ai dha një dorë të mirë në kohën shtesë për t’i thënë jo Azzi-t dhe kundër Fiorentinës ndaloi dy herë Sottilin. Interi ka një portier të ri, me përvojë dhe i besueshëm”, nënvizon mediumi italian ‘La Gazzetta dello Sport’.

Portieri më i shkurtër në Serie A

Pak rëndësi ka, kur bëhet fjalë për mbajtjen e portës së paprekur në tre ndeshje radhazi, të jesh portieri më i shkurtër (1.83m) në Serie A.

“Për mua, gjatësia e portierit apo e lojtarëve nuk ka rëndësi. Në Evropë ka shumë portier të vegjël. Nëse nuk je i gjatë, duhet t’i bësh shumë mirë gjërat e tjera. Shpërthimi, forca, kërcimi, guximi… janë aspekte themelore për të kompensuar mungesën e gjatësisë”, ka thënë Sommer për Iker Casillas, si referencë për t’u ndjekur.

Ish-portieri i Baselit dhe Borussia Monchengladbach, i cili ka nënshkruar për dy sezone, ka ‘ranë në këmbë’ në Serie A pas kohës së tij të trazuar në Bayern.

“Doja të vija me të gjitha forcat në Inter. Jam përballë një sfide krejtësisht të re dhe tani gjithçka që mund të mendoj është të fitoj tituj këtu”, ka pranuar zvicerani për DAZN.

Sipas trajner të Zvicrës, Murat Yakin, nënshkrimi i tij për Interin, ka ndryshuar fytyrën e Sommer.

“E njoh shumë mirë Yann. E kam stërvitur në Basel dhe ai është një lojtar që ka nevojë për besim për të dhënë 100%. Në kampin e fundit stërvitor fola me të dhe ai nuk ishte Sommeri që unë njoh”, ka thënë Yakin për Sport 1.

Yakin po i referohej kohës së tij në Allianz Arena.

“Në Mynih ai ishte subjekt i një presioni ekstrem. Ai ishte viktimë e një mekanizmi kritik që ndodh vetëm në Bayern. Ai nuk e meritonte atë trajtim”.

Numri 1 i Zvicrës po ‘fluturon lart’ sërish dhe Yakin e ka përshëndetur këtë.

“Sommer ka shumë për të dhënë dhe Interi është klubi i duhur ”, përfundoi trajneri i Helvetikëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme