Ancelotti do të mbetet trajner i Real Madridit dhe do të refuzojë Brazilin për çfarëdo oferte
Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, duket se do të largohet nga klubi verën e ardhshme kur i skadon kontrata, por italiani ende nuk po heq shpresat për të mbetur në kryeqytetin spanjoll.
Nga fundi i sezonit u fol shumë për bashkimin e tij me Brazilin, me presidentin e Federatës Braziliane (CBF), Ednaldo Rodrigues, duke thënë fillimisht se ai ishte zgjedhja e preferuar, përpara se të deklaronte se Ancelotti do të bashkohet verën e ardhshme. Menaxheri i Fluminense, Fernando Diniz, është emëruar në mënyrë të përkohshme.
Ndërkohë në Madrid, janë hartuar listat e shkurtra për të zëvendësuar Ancelottin verën e ardhshme.
Sipas mediumit El Chiringuito, Xabi Alonso i Bayer Leverkusen është në ‘pole-position’, ndërsa Alvaro Arbeloa dhe Raul Gonzalez janë të radhës në listë.
Ata vazhdojnë të pretendojnë se Ancelotti nuk ka nënshkruar ende asgjë me askënd, dhe nëse Los Blancos do t’i ofronin atij një zgjatje të kontratës, atëherë ai do të nënshkruante për më gjatë si trajner i Real Madridit.
Siç thekson Edu Aguirre, nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë çështje nga Ancelotti, Brazili apo Real Madridi, pavarësisht pohimeve të Rodrigues. Ancelotti ka refuzuar të flasë më tej për të ardhmen e tij.
Në kohën kur spekulimet u intensifikuan për punën në Brazil, Ancelotti u përfol gjithashtu se ishte afër shkarkimit, prandaj duket shumë e pamundur që ai të mund të mendonte për të mbetur përtej verës së ardhshme.
Nëse Ancelotti mund të fitojë titullin e La Ligës këtë sezon, ata mund të tërhiqen nga kjo ide. Trajneri i fundit i Real Madridit që zgjati më shumë se tre vjet ishte Vicente del Bosque, i cili qëndroi për katër sezone nga 1999 deri në 2003.