Shokohet Milani, kjo është paga që Maignan kërkon për ta rinovuar kontratën.
Milan dhe Mike Maignan kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.
Pas një merkatoje të suksesshme dhe prurjeve të shumta në skuadër, drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për rinovimet.
Rinovimi me Mike Maignan është tema kryesore te Milani, pasiqë francezi është në sezonin e tij të tretë me Rosonerët.
Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa portieri francez përfiton 2.8 milionë euro në sezon.
Te Milan janë të bindur se verën e ardhshme gjigantët europian synojnë tia rrëmbejnë portierin francez.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Maignan për rinovimin e kontratës.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit janë shokuar nga kërkesa e Maignan, i cili dëshiron pagë prej 8-9 milionë eurove në sezon.
Një kërkesë e tillë për Rosonerët është e pa pranueshme, pasiqë ylli i skuadrës Leao përfiton 5 milionë euro në sezon.
Maignan është njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin, por drejtuesit e Milanit nuk e kanë ndërmend ta pranojnë një kërkesë të tillë dhe francezi mund të largohet nga San Siro verën e ardhshme.