Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut që qëndrojnë në Marok janë paraqitur në përfaqësinë diplomatike konsullore në Kajro, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ata janë evakuuar dhe janë aktualisht në një kamp në Marakesh, në gjendje të mirë dhe nesërmbrëma do të udhëtojnë për në Madrid.
Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht janë në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore të telefonojnë në telefonin e ambasadës në Kajro dhe në telefonin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273- 732./ Alsat.mk