Shaqiri: Kurrë s’kam me harru këtë ndeshje, e kisha ëndërr të luaja në “Fadil Vokrri”.
Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri u shpreh: “Ishte kënaqësi me qenë këtu. Ka qenë ëndërr për mu me luajt këtu, në ‘Fadil Vokrri’. Stadiumi ka një emër të madh. Fadilin e kom njoftë, kam qenë i ngushtë me të. Kurrë s’kam me harru këtë ndeshje. Sonte ishte diçka speciale”.
“Terreni nuk ishte i mirë. Ka qenë vështirë pak me luajt në këtë terren. Por, edhe Kosova ka kualitet, e dimë. Ka lojtarë që munden me bo diferencën. Kështu ndodhi sonte”, deklaroi Shaqiri.